75 Mall Live Search
20:50 / E Mërkurë, 28 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Ten Hag komenton transferimin e Gakpos te Liverpuli

Manchester United iu rikthye Premier League me një triumf bindës në shtëpi teksa mposhti Nottingham Forest me rezultatin 3-0. Megjithatë, trajneri Erik ten Hag nuk impresionohet nga suksesi dhe shprehet se skuadra ka nevojë për një sulmues, pasi holandezi kërkon nga skuadra që të jetë më e saktë dhe të shfrytëzojë rastet që i paraqiten në fushë.

“Në dhomat e zhveshjes në ndeshjen ndaj Nottingham Forest i kërkova lojtarëve që të ishin më të saktë para portës. Na duhet të shënojmë më shumë gola, ne krijuam shumë, por u desh të kalonte kohë derisa të gjenim golin e tretë. Na duhej ta mbyllnim më shpejtë lojën sepse kjo është mënyrë që t’ia lehtësosh detyrën vetes në fushë. Duhet të menaxhojmë edhe energjinë në këtë pikë të sezonit.

Sulmues në merkato? Jemi gjithnjë të vëmendshëm rreth asaj që ofron merkato, por duhet që një lojtar të përmbushë kriterat tona, por gjithashtu të mos rëndojë edhe bilancet ekonomike të skuadrës. Liverpool që mori Gakpo? Nuk dua të flas për atë që bëjnë skuadrat e tjera, unë jam i bindur që me organikën që kemi mund të konkurrojmë me këdo”, u shpreh ten Hag.