17:13 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ten Hag pas humbjes ndaj West Hamit: Të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë

Manchester United sot ka pësuar humbje ndaj West Ham United.

Ndeshja e zhvilluar në “London Stadium” përfundoi me rezultatin 2:0, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag tha se të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë e humbjes.

“Tek Man United, të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë. Duhet të jemi të qetë, të qëndrojmë së bashku, t’i përmbahemi planit, duhet ta bëjmë së bashku. Në vitin 2023 fituam një Kupë dhe bëmë shumë mirë. Tani jemi duke mos performuar. Kemi shumë lëndime, kështu që skuadra do të jetë më e mirë”, ishin fjalët e trajnerit holandez./IndeksOnline/