Ten Hag pati një takim të fshehtë me agjentin e Marco Reus

Manchester United mund të nënshkruajë me Marco Reus falas në fund të sezonit pasi Erik ten Hag negocioi me agjentin e yllit të Borussia Dortmund.
Përfaqësuesit e Reus u panë në derbin e Mançesterit të së shtunës.
Kontrata e sulmuesit skadon këtë verë dhe ai ka konfirmuar se po shqyrton opsionet.
United janë të interesuar për Reusin dhe Ten Hag ka folur me agjentin e gjermanit për një lëvizje në verë, sipas ekspertit të Bundesligës, Christian Falk.
Megjithëse Reus mbush 34 vjeç në maj, ai ka përvojën që Ten Hag dëshiron në sulm për të plotësuar lojtarë si Marcus Rashford dhe Anthony Martial. /abcnews.al/