Ten Hag për Ronaldon: Nëse nuk qëndron, le të shkojë tani!

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, më në fund ka folur pas lajmeve se Cristiano Ronaldo do të largohet nga klubi.
Sipas mediave, sulmuesi portugez dëshiron të largohet nga Manchester United pasi dëshiron të luaj në një klub i cili merr pjesë në Champions Leagu, transmeton Indeksonline.
Ronaldo së fundmi nuk është paraqitur edhe në seancën e parë stërvitore parasezonale të klubit anglez.
The Sun ka raportuar se Ten Hag i ka kërkuar klubit që të zgjidhë situatën sa më shpejt të jetë e mundur, në një mënyrë ose në një tjetër, në mënyrë që ai të planifikojë skuadrën e tij për sezonin 2022/23 duke e ditur nëse ai do të jetë në gjendje të thërrasë Cristiano Ronaldon për turneun parazezonal në Tajlandë dhe Australi.
“Askush nuk dëshiron një lojtar që nuk është i lumtur. sidomos të atij kalibri.
Ju dëshironi që ai të jetë i lumtur dhe nëse do të punoni me të, e dini që duhet të ndërtoni ekipin tuaj rreth tij.
Nëse ai nuk është i lumtur, paratë nuk kanë rëndësi. Ai nuk mund të zëvendësohet, por skuadra mund të përmirësohet në fusha të tjera.’’, ka thënë Ten Hag për Sky Sport./Indeksonline/