75 Mall Live Search
23:24 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ten Hag: Rashford duhet të luftoj për vendin e titullarit

Marcus Rashford nuk po kalon në formë të mirë këtë sezon te Manchester United.

Sulmuesi anglez ka shënuar vetëm dy gola në 14 ndeshje deri më tani, duke qënë larg formës së sezonit të kaluar ku shënoi 30 gola dhe ndihmoi Unitedin të përfundonte i treti dhe të fitonte Carabao Cup, shkruan IndeksOnline.

26-vjeçari e ka humbur vendin e titullarit dhe trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag, ka thënë se ai duhet të luftojë të kthehet në formë dhe të rikthehet si titullar.

“Rashford është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe i mirë. Nuk mund ta bësh me 11 lojtarë, ai nuk mund të luajë çdo ndeshje. Ai nuk është në këtë moment në formën që ishte vitin e kaluar, por jam i sigurt se do të arrijë atje.

Është në dorën e tij. Skuadra gjithmonë do të rreshtohet dhe lojtarët më të mirë që formojnë ekipin më të mirë do të luajnë.”, deklaroi Ten Hag./IndeksOnline/