75 Mall Live Search
16:35 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / L A

Ten Hag refuzon rikthimin te Ajaxi

Trajneri i njohur holandez, Erik Ten Hag është i papunë që nga shkarkimi i tij nga Bayer Leverkuseni.

Periudha e tij në Gjermani, zgjati vetëm tre ndeshje ku fitoi një ndeshje në “DFB Pokal” dhe më pas nisi sezonin me një humbje dhe një barazim.

Ten Hag u lidh me një rikthim në Premierligë te Wolves, por klubi anglez vendosi të emëronte trajnerin Rob Edwards nga Middlesbrough.

Ai u lidh me një rikthim te Ajaxi pas shkarkimit të John Heitingas.

Por sipas “Daily Mail”, holandezi refuzoi rikthimin te klubi për shkak të disa problemeve në hierarkinë e Ajaxit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e re e Ten Hagut./IndeksOnline/