75 Mall Live Search
19:10 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Ten Hag: Ronaldo i sëmurë, nuk po ruhet për Botërorin

Trajneri i Manchester United, Ten Hag, konfirmoi në një konferencë për shtypin se mungesa e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Aston Villas i faturohet një problemi të tij shëndetësor.

Gjithsesi, trajneri holandez nuk u shfaq shqetësuar për këtë:

“Nuk e di se kur do të jetë sërish gati, por nuk jam i shqetësuar”.

Holandezi shkoi më tej kur u pyet nëse Ronaldo po ruhej për Kupën e Botës, në Katar:

“Asgjë nga këto, ai është i sëmurë, prandaj nuk luan.”

Cristiano Ronaldo do të marrë pjesë për herë të pestë në Botëror e praktikisht e fundit në karrierën e “yllit” portugez (pas katër vitesh do të jetë 41 vjeç).