Ten Hag s’e do në ekip Maguiren, kërkon ta shes në afatin kalimtar të verës

Erik ten Hag do të kërkojë ta shesë kapitenin e Manchester United, Harry Maguire verën e ardhshme, ndërsa ai vazhdon të rindërtojë skuadrën e tij të Djajve të Kuq.
Vetëm një ditë pasi Maguire u përfshi në skuadrën e Anglisë të Gareth Southgate për Kupën e Botës të këtij muaji në Katar, lajmi se klubi po kërkon ta largojë qendërmbrojtësin vitin e ardhshëm do të jetë një goditje e madhe për 29-vjeçarin.
Sipas The Guardian, United do të shqyrtojë ofertat për kapitenin e tyre për të ndihmuar në financimin e një rinovimi të vazhdueshëm të skuadrës së Ten Hag, por mund të duhet të pranojë një humbje të madhe për tarifën prej 80 milionë funte që pagoi për Maguire në gusht 2019.
Maguire do të niset në Katar pas ndeshjes së United me Fulham të dielën, ku ai pritet të jetë zgjedhja e parë për Southgate për ndeshjen hapëse të Anglisë me Iranin më 21 nëntor.
Megjithatë, është një pozicion në të cilin ai nuk ka qenë për klubin e tij këtë sezon, pasi në pjesën më të madhe të ndeshjeve, as nuk ka qenë zgjedhje e parë e trajnerit.