19:39 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ten Hag thotë fjalën e fundit për Ronaldon, ky është vendimi i tij

Refuzimi për tu inkuadruar në lojë në minutat e fundit të fitores së Manchester United kundër Tottenhamit i ka kushtuar shumë superyllit portugez, Cristiano Ronaldo.

United e mposhti mbrëmë Tottenhamin e Antonio Contes me shifrat 2:0, por i gjithë fokusi ishte te largimi i Ronaldos nga “Old Trafford” para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, raporton KosovaPress.

Ronaldo thuhet se u largua nga stadiumi në shenjë proteste për minutazhën e tij te United, gjë për të cilën edhe refuzoi të inkuadrohet në lojë.

Tani, burimet e “The Athletic” bëjnë të ditur se United e ka përjashtuar Ronaldon nga ekipi i parë, dhe se ylli portugez tani do të stërvitet i vetmuar.

Ky është vendimi i prerë i trajnerit të “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag.