75 Mall Live Search
22:21 / E Diele, 23 Prill 2023 / kutia

Ten Hag: U kthyem në normalitet, De Gea më impresionoi

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, i çliruar nga kualifikimi i “Djajve të Kuq” në finalen e FA Cup, vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij duke e krahasuar me atë performancë të turpshme me Sevillan në Europa League.

“Të enjten pashë një ekip që nuk e njihja, por sot u kthyem në normalitet. Dallova vendosmëri dhe qëndrueshmëri. Luftuam për çdo top dhe në çdo betejë. Kishim shanse të mira”.

Penalltia fituese e Victor Lindelof

“Ai është mjaft i mirë kur bëhet fjalë për penalltitë. Mendoj se Victor dhe Luke Shaw luajtën shkëlqyeshëm. Patën një bashkëpunim të mirë me Casemiron.”

Forma e de Geas

“Jam shumë i impresionuar me të. Bëri disa pritje të shkëlqyera. Më erdhi shumë kur bëri gabime të enjten e kaluar. Shpesh, kur bën gabime si portier, ndëshkohesh. Ne e zhgënjyem, nuk u kundërpërgjigjëm për t’ia shlyer gabimet. Megjithatë, ne u kthyem sot.”