75 Mall Live Search
09:28 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / P M

Tender 300 mijë eurosh, për shërbime këshilluese për digjitalizimin e pronave

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka shpërblyer me një tender me vlerë afro 300 mijë euro për shërbime këshilluese në fushën e hulumtimit dhe zhvillimit, konkretisht për identifikimin dhe regjistrimin e pronave.

Kontrata, e titulluar “Identifikimi dhe regjistrimi i pronave”, është fituar nga grupi i operatorëve ekonomikë N.N.Sh. Ges Plan K, me një çmim të përgjithshëm prej 299,740 eurosh.

Sipas të dhënave nga dokumentacioni i prokurimit, qëllimi i këtij shërbimi është të mbështesë institucionet në përmirësimin e proceseve të administrimit të pronës dhe përmirësimin e saktësisë së regjistrave të pronësisë në vend.

Ky është një nga tenderët më të mëdhenj të dhënë nga kjo ministri për shërbime këshilluese gjatë vitit 2025.