75 Mall Live Search
00:10 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tenderi gati 200 mijë euro për turizmin në Bjeshkët e Deçanit

Këtë herë, kjo komunë ka në plan të zhvillojë turizmin në Bjeshkët e Deçanit.

Fillimisht në njoftimin për tender janë ndarë 200.000,00 euro, porse e njëjta është finalizuar për shumën prej 197.079,30 euro- shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.T.SH. ” Eling “.

Sipas prokurimit, tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 240.359,00, ndërkohë që kohëzgjatja e kontratës është bërë për 12 muaj. /Indeksonline/