00:20 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Tenderi i komunës së Prishtinës, mbi 365 mijë euro për rrënimin e objekteve pa leje!

Kuvendi Komunal i Prishtinës në dhjetorin e vitit të kaluar ka finalizuar një tjetër tender.

Këtë herë, komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka kurorëzuar një marrëveshje që ka të bëjë me rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 450.000,00, porse e njëjta është nënshkruar për 365.550,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë  u është besuar operatorëve ekonomik, N.P.N. Dardania ; Conex Group SH.P.K për shumën 365.550,00 euro. /Indeksonline/