75 Mall Live Search
00:12 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Tenderi i “Termokos” për rrobat e punëtorëve, kaq para u kushtoi kontrata

Në fillim të këtij viti, ngrohëtorja e qytetit “Termokos”, ka nënshkruar kontratën e radhës.

Furnizimi me rroba mbrojtëse për punë, nuk është se u ka kushtuar edhe pak.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 25.000,00, porse e njëjta është finalizuar për 19.293,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “PUNTEX” SH.P.K.

Tutje, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 23.860,00./Indeksonline/