75 Mall Live Search
00:08 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tenderi mijëra euro për ndërtimin e disa fushave sportive në Prishtinë!

Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Shpend Ahmeti i PSD-së do të realizojë ndërtimin e disa fushave sportive në kryeqytet.

Ani pse vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 150.000,00 euro, e njëjta është finalizuar për 110.991,30 euro.

Sipas tenderit, të publikuarnga prokurimi kohëzgjatja e kontratës është për gjithësej 60 ditë, shkruan Indeksonline.

Tenderin në fjalë e ka fituar operatori ekonomik “Ulpiana”.

Tutje sipas kontratës, tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 145.001,00 euro. /Indeksonline/