00:04 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Tenderi mijëra euro për pastrimin e hapësirave të brendshme të QKUK-së!

Ditë më parë Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka arritur të nënshkrujë kontratën e radhës.

Këtë herë, është dhënë një tender për pastrimin e hapësirave të brendshme të QKUK-së.

Bazuar në kontratën e publikuar nga prokurimi, fillimisht vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 363.000,00 euro.

Sipas prokurimit, kontrata në fjalë ka kushtuar hiç më pak se 362.704,65 euro.

Tutje, kohëzgjatja e kontratës është bërë për 3 muaj.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Laguna” Sh.P.K. /Indeksonline/