75 Mall Live Search
00:35 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tenderi për rrugën “Shkelzen Haradinaj”, ja sa para pagoi Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka arritur që në fillim të tetorit ta finalizojë kontratën më të re.

Këtë herë, është planifikuar ndërtimi i rrugës “Shkelzen Haradinaj”, në kryeqytet, shkruan Indeksonline.

Ani pse vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 350.000,00 euro, ajo është arritur të kurorëzohet për 284.489,92.

Ndërkaq, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 349.636,59 euro.

Tenderi në fjalë u është dhënë Grupit të Operatorëve Ekonomik NOTI CONSTUCTION SH.P.K; N.N.T. Bini./Indeksonline/