75 Mall Live Search
15:30 / E Martë, 08 Korrik 2025 / H F

Tenderi për pajisje anti- trazira në burgje dështon, plani i sigurisë ngec në letër

Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte shpallur ditë më parë një tender për furnizim me pajisje të sigurisë, të destinuara për kontrollin e trazirave në institucionet korrektuese.

Megjithatë, sipas njoftimit të publikuar dje në platformën zyrtare të E-prokurimit, ky tender ka rezultuar i pasuksesshëm, transmeton IndeksOnline.

Për tenderin në fjalë u patën ndarë 60 mijë euro.

Në njoftim thuhet se për këtë aktivitet të prokurimit nuk është pranuar asnjë ofertë e përgjegjshme nga operatorët ekonomikë.

Ky dështim mund të ndikojë në vonesa të mundshme në përmirësimin e kapaciteteve të sigurisë brenda institucioneve korrektuese, veçanërisht në rastet kur nevojitet reagim i shpejtë ndaj situatave të jashtëzakonshme.