00:15 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Tenderi për servisim dhe mirëmbajten e automjeteve, i kushton kaq shumë Spitalit të Përgjithshëm të Pejës!

Spitali i Përgjithshëm i Pejës në këtë muaj ka finalizuar me kontratë një tjetër tender.

Tenderi në fjalë nuk ka të bëjë me produkte medicinale, por me servisim dhe mirëmbajtjen e automjeteve, shkruan Indeksonline.

Sipas kontratës për 24 muaj, janë parapa 50.000,00 euro.

Sipas prokurimit, ky tender ka kushtuar hiç më pak se 54.049,00 euro, dhe I është besuar operatorit ekonomik “Seferi- Mont” Sh.P.K.

Tutje, bëhet me dije se për ketë aktivitet të prokurimi është dorzuar vetem një ofertë, e cila edhe është përzgjedhur. /Indeksonline/