Tenderi për të ‘ruajtur’ ndërtesat qeveritare nga zjarri, rrufeja, ekslodimet, terrorizmi e të tjera, kaq para i kushtoi MPB-së

Ditë më parë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka finalizuar me marrëveshje një tender të ri.
“Sigurimi i ndërtesave qeveritare nga dëmet”, nuk është se ka kushtuar edhe pak.

Për tenderin në fjalë, fillimisht janë ndarë 75 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
Dikasteri që udhëhiqet nga ministri Agim Veliu, për këtë tender ka paguar kompaninë e sigurimeve “Prisig” Sh.A, 47 mijë e 449,89 euro.

MPB, ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë tender, derisa ka bërë me dije se tenderi i përgjegjshem me çmimin më të lartë ka qenë 52 mijë e 964,43 euro.
Bëhet fjalë për sigurimin e ndërtesave qeveritare të cilat menaxhohen nga MPB si më poshtë:
1. Zjarri,
2. Rrufeja,
3. Eksplodimet ( përveç atyre nukleare )
4. Terrorizmi,
5. Tërmeti,
6. Stuhia, Fryma, Erërat
7. Përmbytja, vërshimi, nga reshjet e Shiut, Bores, Breshrit
8. Pikjet nga kulmet nga reshjet e Shiut, Bores, Breshrit
9. Rrjedhja e ujit nga instalimet e ndryshme duke shkaktuar dëme në hapësira të ndërtesave
10. Thyerja e xhamave nga çfarëdo shkaktari,
11. Dëmtimet e pajisjeve të ndryshme elektrike- makinerie-
12. Rrëzimi i fluturakeve ajrore,
13. Përgjegjësia ndaj palës së tretë.
14. Sigurimi i rastit( ndaje palëve të treta).
15. Sigurimi i ndërtesave Qeveritare nga vandalizmi brenda rrethojës të ndërtesës dhe brenda ndërtesës.
Ndryshe, ndërtesat qeveritare gjithmonë kanë qenë të siguruara, dhe se me këtë kontratë janë siguruar 76 ndërtesa./IndeksOnline/