Tenderi për furnizim me dru, Komunës së Prishtinës i kushtoi gati 40 mijë euro

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është treguar i kujdesshëm derisa përgjatë këtij muaji ka finalizuar një tender me kontratë, për furnizim me dru shkollat e kryeqytetit.
Fillimisht, për këtë tender komuna ka alokuar 44 mijë e 600 euro, shkruan Indeksonline.

Në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet me dije se ky tender i është dhënë operatorit ekonomik N.T.P “Blearti”.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 38 mijë e 445 euro.

Në po të njëjtin njoftim bëhet me dije se tenderi me çmimin më të lartë për këtë furnizim ka qenë 44 mijë e 440 euro.
Kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është bërë për 12 muaj. /Indeksonline/