00:02 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Tenderi për veshmbathje dhe pajisje specialistike për mbrojten e afërt të drejtuesve të MFSK-së

Në nëntorin e vitit të kaluar, Ministria e Mbrojtes ka nënshkruar një kontratë.

Ky dikaster qeveritar, ka bërë furnizm me veshmbathje dhe pajisje specialistike për nevojat e mbrojtjes së afërt të Kabinetit të Komandantit të FSK-së dhe Zëvendës Komandantit të saj, shkruan Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 9.500,00 euro, kurse ajo e kurorëzuar 9.304,80 euro.

Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë për, Furnizim me veshmbathje dhe pasjisje specialistike per nevojat e mbojtjes se afert te Kabinetit te KOMFSK-se dhe ZVKOMFSK-se qe do të ketë kapacitet të kryej këtë lloj të furnizimeve sipas të dhënave në DT.

Tutje, tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik ” MELODIA ” SH.P.K./Indeksonline/