75 Mall Live Search
14:40 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Tenderi “Vaksinimi i qenve me pronar”, i kushtoi mijëra euro kësaj komune në Kosovë!

Komuna e Ferizajit, e cila drejtohet nga Agim Aliu ditë më parë ka nënshkruar një kontratë të re.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Vaksinimi i qenve me pronar”, nuk është se ka kushtuar edhe pak.

Vlera e përgjithshme e kontratës është hiç më pak se 12.000,00 euro, shkruan Indeskonline.

Tenderi në fjalë i besuar operatorit ekonomik “Ambulanca Dhe Farmacia Veterinare Goni”

Tutje,  në ueb faqen e prokurimit bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës është bërë për 24 muaj. /Indeksonline/