Tenistët e rinj kosovarë korrin sukses në turneun e tenisit në Kroaci

Në Umag të Kroacisë u mbajt ditë më parë turneu tradicional i tenisit “Champions Bowl 2023”.
Në këtë garë, për kategoritë 9 deri në 16 vjeç, morën pjesë edhe talentë të rinj nga Kosova.

Dejla Bajrami, Lina Rexha dhe Amar Jusufi, të udhëhequr nga trajneri Senad Jusufi, arritën korrin disa fitore ndaj tenistë prej Gjermanisë, Izraelit, Luksemburgut, Britanisë së Madhe dhe Kroacisë.
“Megjithëse rezultati nuk ishte në plan të parë, tenistët tanë arritën fitore ndaj kundërshtarëve nga Izraeli, Germania, Luksemburgu, Britania e Madhe dhe Kroacia.

Organizimi ishte vërtet i shkëlqyer. Fëmijët shoqëroheshin me njëri-tjetrin. Ishte një eksperiencë e bukur dhe e madhe për tenistët e rinj që luajten tenis të mirë dhe e përfaqësuan vendin tonë denjësisht. Turneu zgjati 7 ditë dhe çdo mbrëmje organizoheshin ngjarje dhe tubime për të gjithë pjesëmarrësit.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj Ministrinë e Sportit për mbështetjen financiare, pa të cilën e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur” tha trajneri pas përfundimit të këtyre garave.
“Champions Bowl” u organizua sivjet për herë të tetë radhazi.
