Tenisti Djokovic në ‘Roland Garros’, Franca i lejon hyrjen edhe i pavaksinuar

Novak Djokovic do të lejohet të luajë në turneun Roland Garros këtë vit, edhe nëse nuk është i vaksinuar kundër COVID-19.
Ministrja franceze e Sportit konfirmoi pjesëmarrjen e tenistit serb, pas refuzimit që autoritetet australiane i bënë Djokovic, duke e penguar të marrë pjesë në turneun Australian Open.
Ministrja u shpreh se Djokovic nuk do t’i nënshtrohet të njëjtës marrëveshjeje organizative si personat e vaksinuar, por do të mund të garojë në Roland Garros, pasi këtë ia lejon protokolli i shëndetit.
Franca nuk i ndalon hyrjen në territor personave të pavaksinuar, por ka vendosur masa më të rrepta kufizuese për ta.
Vendimi i Australisë për t’i refuzuar vizën Djokovic bëri bujë në mbarë botën, duke vënë përballë mbështetësit e sportistit me persona të cilët u shprehën se autoritetet nuk duhet t’i kishin ofruar hyrjen në vend 34-vjeçarit, pa qenë i vaksinuar.
Djokovic ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme të flasë publikisht për statusin e tij të vaksinimit dhe ka kritikuar bërjen e tyre me detyrim.