Tenisti serb, Novak Djokovic goditet me shishe në kokë (VIDEO)

Tenisti serb, Novak Djokovic, është sulmuar të premten nga tifozët në turneun e Romës.
Ai u godit me një shishe në kokë, derisa ishte duke u larguar drejt zhveshtores, pas fitores ndaj francezit, Corentin Moutet, shkruan IndeksOnline.
Nuk dihet arsyeja e këtij sulmi, por Djokovic ka deklaruar se ishte një aksident dhe është mirë me shëndet.
”Faleminderit për mesazhet shqetësuese. Ky ishte një aksident dhe unë jam mirë duke pushuar në hotel me një pako akulli. Shihemi të gjithë të dielën.”, ka shkruar tenisti serb./IndeksOnline/