75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Tenistja e njohur bën gabimin turpërues

Pas një kohe të gjatë që ishte në vendin e parë, tenistja profesionale , Serena Williams përjetoi një gabim i cili mund të quhet i kuptueshëm.

Para se të nisë loja me konkurrenten e saj , Simona Halep e cila tani më ndodhet në vendin e parë, duke lënë Serenen në vendin e 16-të , gjyqëtari prezantoi të parën e botës , ku Serena rastisi të ishte me kufje në vesh dhe bëri një hyrje në sallë kështu duke parë gabimin e saj ajo u kthye mbrapsht.

Pas saj doli tenistja Halep  , duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur audiencën.

Rikujtojmë që Williams ka qenë e para në botë në lojën tennis, por la pas këtë sport pasi që ishte në pritje të vajzës së saj, Alexis. Williams humbi shumë turne për shkak të pushimit të saj të lindjes./Indeksonline/