12:15 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Tenistja japoneze, sportistja më paguar në histori gjatë një viti

Në total 22 vjeçarja ka fituar më shumë se çdo atletet tjetër femër në histori në periodën 12 mujore. Këtu hynë edhe Serena Williams, të cilën e mundi në finalen e U.S Open në vitin 2018.

Naomi fitoi 37.4 milionë dollarë vitin e fundit nga paratë e çmimeve dhe sponsorëve, duke vendosur një rekord të të ardhurave të të gjitha kohërave për një atlete femër në një vit të vetëm, Maria Sharapova më parë mbajti rekordin me 29.7 milionë dollarë në 2015.

Maria Sharapova , Li Na , Serena Williams dhe tani Naomi Osaka janë gratë e vetme që renditen në mesin e 100 sportistëve me fitimet më të mëdha që nga viti 2012.

Ajo aktualisht ka 15 partnerë sponzorizimi duke përfshirë markat si Nissan Motor, Shiseido dhe Yonex.

Në fillim të vitit, u zbulua se ajo do të jetë subjekt i një dokumentari në Netflix./Indeksonline/