75 Mall Live Search
13:51 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tension në Kuvendin e Shqipërisë midis Gjonit dhe Valterit, ndërhyjnë deputetët

Momente tensioni ishin të pranishme përgjatë seancës së sotme plenare.

Nervozizëm dhe nxehje gjakrash ka patur mids deputetëve Ralf Gjoni dhe Halit Valteri.

Të ulur pranë njëri-tjetrit, ka nisur një debat i nxehtë, çka solli nevojën e ndërhyrjes së deputetit Arlind Çaçani dhe Myslim Murrizi. Ky i fundit e tërhoqi nga krahu Valterin dhe e largoi nga vendi ku ishte ulur.

Menjëherë pas kësaj, deputeti Valteri mori fjalën në foltore dhe i bëri një apel ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu:

“Keni vendosur matjen e temperaturës, por bëni edhe testin e intelektit dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj lloj idioti dhe lloj-lloj halabaku që nuk di se çfarë flet.”