75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 11 Janar 2026 / AR

Tension në lidhje, po ndahet çifti i njohur?

Sportistë profesionistë thuhet se po i dërgojnë vazhdimisht mesazhe private Sydney Sweeney-t në rrjetet sociale, gjë që ka shkaktuar tension në marrëdhënien e saj me të dashurin, Scooter Braun.

Sipas burimeve pranë çiftit, Braun, 44 vjeç, është i irrituar nga mesazhet e shpeshta që aktorja merr nga atletë të njohur, duke i konsideruar ato “jashtëzakonisht mosrespektuese”, edhe pse Sydney Sweeney, 28 vjeçe, thuhet se i injoron dhe i bllokon dërguesit.

Megjithatë, sipas The Sun, këto nuk janë problemet e vetme në marrëdhënien e tyre. Burime të afërta me çiftin pretendojnë se ka disa çështje që kanë krijuar tension mes tyre.

Një prej tyre lidhet me një takim që Sweeney pati me ish-të fejuarin e saj, Jonathan Davino, në Los Angeles në nëntor të vitit të kaluar, takim që thuhet se e la Braun “të zemëruar dhe të ndjerë i nënvlerësuar”.

Burime të tjera theksojnë se Braun, i përshkruar si “old school”, ka vështirësi të pranojë nevojën e aktores për kohë personale.

“Sydney ka qenë gjithmonë shumë e pavarur,”shprehet një burim. “Ajo e vlerëson kohën vetëm – qoftë duke udhëtuar e vetme, duke dalë me shoqet apo thjesht duke u shkëputur nga gjithçka. Scooter preferon të jenë gjithmonë bashkë dhe ende po përpiqet të përshtatet me këtë.”

Sydney Sweeney dhe Jonathan Davino i dhanë fund lidhjes së tyre në mars 2025, pas gati shtatë vitesh bashkë. Nga ana tjetër, Braun ka qenë më parë i martuar për shtatë vite me Yael Cohen.

Pas ndarjes nga Davino, Sweeney dhe Braun u përfolën për herë të parë si çift pasi u takuan në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, në qershor 2025. Sipas burimeve, ishte vetë aktorja ajo që tregoi interes e para, ndërsa Braun fillimisht ishte i shqetësuar për diferencën e moshës prej 16 vitesh.

Megjithatë, lidhja e tyre u forcua shpejt dhe, sipas burimeve pranë Braun, marrëdhënia është serioze. “Ai e pëlqen vërtet shumë,” është shprehur një burim, duke shtuar se Braun duket më i lumtur se kurrë.

Që nga fillimi i romancës, çifti është parë në disa dalje publike, përfshirë pushime së bashku, takime me familjen e aktores dhe momente romantike në New York, duke e bërë lidhjen e tyre gjithnjë e më publike.