Tension para parlamentit, protestuesit përplasen me policinë
Banorët e Astirit të udhëhequr nga ish-deputeti Klevis Balliu kanë pasur përplasje me forcat e policisë pranë ministrisë së Punëve të Brendshme.
Banorët kanë tentuar të çajnë gardhin metalik në pjesën e ministrisë që lidhet me pedonalen.

Por ata kanë hasur në mbrojtjen e policisë të cilët bashkë me efektivët e Shqiponjave, i kanë larguar protestuesit nga gardhi rrethues.
Banorët e Astirit prej mujash protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, ndërkohë që sot i janë bashkuar opozitës.