75 Mall Live Search
12:06 / E Premte, 24 Janar 2025 / Z S

Tension te Bashkia e Tiranës, përplasje midis qytetarëve dhe protestuesve

Me tensione ka nisur edhe protesta e radhës e opozitës para Bashkisë -Tiranë.

Njësoj si herët e kaluara pak pas orës 11:00 qytetarët kanë nisur të bllokojnë rrugën, por pa u ndaluar kalimi i automjeteve.

Bllokimi i rrugës ka agravuar situatën ku nga një autobus kanë dalë qytetarët dhe janë përplasur me simpatizantët e PD-së, shkruan A2 CNN-i.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe e zyrtarëve të PD-së për të qetësuar situatën./Indeksonline/