75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 06 Maj 2021 / k.v

Tensione e përplasje mes deputetëve të VV-së e PDK-së, gjithçka çka ndodhi në Kuvend (VIDEO)

Kryesuesja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka kërkuar pauzë pas tensioneve mes deputetëve të opozitës dhe të pozitës.

Gjithçka nisi pasi Bogujevci i ka ndërprerë fjalën deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit pasi ky i fundit e kritikoi atë se nuk mund ta mësojë se çfarë të bëjë, transmeton IndeksOnline.

Bogujevci i ka ndërprerë fjalën edhe Arben Gashit të LDK-së.

Derisa deputetët e PDK-së po dilnin nga salla nisi një konfrontim mes ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati.
Ky i fundit u përplas edhe me deputetin Sali Zyba ndërsa në anën tjetër Hajdar Beqa i PDK-së dhe Besim Muzaqi i VV-së për pak sa nuk u rrahën fizikisht./IndeksOnline/