Tensione e rrahje në Kuvendin e Kosovës, Kurti vazhdon të qendrojë tek foltorja

Tensione e rrahje mes deputetëve e kabinetit qeveritar, ka ndodhur pak minuta më parë në Kuvendin e Kosovës. Rrahja filloi në momentet derisa kryeministri Kurti po mbante fjalim, e i cili është gjuajtur me ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku. E pas kësaj reagoi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi,i cili ka gjuajtur me shishe në drejtim të Lushtakut. Por Lushtaku nuk kurseu grushtet në drejtim të Ministrit të Financave Hekuran Murati dhe kështu u krijua një tollovi, ku nuk munguan grushtet mes deputetëve e ministrave. Pas ndërhyrjes së policisë, Kurti u largua nga turma.
Por pak minuta më vonë, pas kësaj rrahje kryeministri Albin Kurti u kthye dhe po vazhdon të qëndrojë në sallë të Kuvendit, tek foltorja. Kurti është rrethuar nga policia e Kosovës dhe mbrojtja e afërt e tij. Ndërsa nuk dihet se a do të vazhdojë seanca e Kuvendit, e cila u ndërpre pas rrahjes që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.