Tensione jashtë Kuvendit të Shqipërisë/ Miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve, shoqërohen disa protestues
Tensione janë shënuar jashtë ambienteve të Kuvendit, ku disa protestues kanë hedhur miell dhe vezë në drejtim të makinave të deputetëve që hynin në Parlament.
Pas incidentit, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa protestues.
Ngjarja ka ndodhur, ndërsa kuvendi pritet të zhvillojë seancë plenare nën masa të forta sigurie.
Në zonë janë vendosur qindra efektivë policie, barriera metalike dhe mjete të tjera në gatishmëri për të garantuar rendin.

