75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / AR

Tensione mes aktorit dhe fotografëve në Paris

Aktori Jacob Elordi pati një përballje të tensionuar me një fotograf këtë javë, teksa ndodhej në Paris.

Elordi, 28 vjeç, u filmua të mërkurën, më 10 dhjetor, në stacionin Gare du Nord, ku po përpiqej të udhëtonte pa rënë në sy. Në një video të shpërndarë online, një fotograf dëgjohet duke i thënë: “Jacob, ne të duam.”

Aktori hoqi njërën nga kufjet dhe iu përgjigj drejtpërdrejt: “Ma bëni shumë të vështirë të jetoj.” Kur fotografi e përsëriti: “Ne të duam”, Elordi reagoi sërish: “Unë nuk ju dua. Ma bëni shumë të vështirë të jetoj.”