Tensione mes ”Forcës” dhe ”Torcidës”, policia përdor gaz lotsjellës për të shmangur përplasjen
Dy tifogrupet kosovare, ”Forca” e Vushtrrisë dhe ”Torcida” e Trepçës, po vazhdojnë tensionet edhe pas përfundimit të ndeshjes.
Përballja e sotme mes dy skuadrave ishte parashikuar me rrezikshmeri të lartë, për shkak të rivalitetit mes dy tifozerive, shkruan IndeksOnline.
Policia e Kosovës për të shmangur përplasjet, ka ndaluar autobusët e tifozëve mitrovicas të futen në Vushtrri, por ata kanë tentuar të hyjnë në këmbë.
Derisa në videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, janë parë tifogrupi ”Forca” duke pritur para stadiumit për tu përballur.
Por pas përfundimit të ndeshjes, ”Forca” marshuan drejt vendit ku ishin ndaluar ”Torcida”, duke tentuar përplasjen mes tyre.
Në videot e fundit, shihet Policia e Kosovës e cila ndodhet në mes dy tifozerive, derisa detyrohen të përdorin edhe gazin lotsjellës, për t’i shpërndarë tifogrupet, në mënyrë që të mos përplasen./IndeksOnline/

