75 Mall Live Search
15:08 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tensione në fund të ndeshjes Liria – Ferizaj, tre kartonë të kuq, ndërhyn edhe Policia

Liria arriti ta mposht Ferizajn dhe të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Prizreni mposhti skuadrën e Superligës Ferizajn, me rezultatin 1-0.

Por fundit i ndeshjes dha tre karton të kuq.

Tre futbollistët e Ferizajt, Kuka, Jashari dhe Çerkini u ndëshkuan me të kuq nga gjyqtari i ndeshjes, Erdall Zasella.

E fundi i ndeshjes më pas dhuroi tensione, duke bërë që gjyqtarët e këtij takimi të shoqërohen në zhveshtore nga Policia e Kosovës.

Kurse, kalimin tutje tashmë në Kupën e Kosovës, krahas Lirisë e siguruan edhe Gjilani, Prishtina, Ballkani, Vushtrria, Drenica, Feronikeli dhe Dukagjini.