Tensione në martesën e Justin dhe Hailey Bieber, zbulohet arsyeja

Justin Bieber dhe Hailey Bieber kanë kaluar kohë të vështira në martesën e tyre dhe sipas burimeve, faji kryesor ka qenë albumi i ri i këngëtarit.
Albumi “Swag” i Bieber-it raportohet se ka qenë arsyeja kryesore e tensioneve mes çiftit.
“Fokusi intensiv dhe barra emocionale nga krijimi i muzikës së re e kishin vënë martesën e tyre në provë,” tha një burim i afërt me çiftin për Us Weekly në një artikull të botuar të enjten.
Burimi shpjegoi se Justin bëhet “plotësisht i shkëputet nga gjithçka tjetër” kur është në studio duke krijuar muzikë.
Modelja 28-vjeçare dhe ylli i popit, 31 vjeç, kanë ndjerë sikur “iu hoq një barrë nga shpatullat” pasi albumi i shtatë i Justin-it debutoi muajin e kaluar dhe mori komente pozitive.
“Ka një ndjenjë lehtësimi nga të dyja palët,” shtoi burimi. “Sjellja e Justin ka qenë më e qetë. Ai ndiente një presion të madh mbi vete, por këto javë është në një gjendje më të mirë mendore. Është shumë i lumtur që albumi është pritur mirë dhe fansat e kanë pëlqyer.”
Themeluesja e Rhode Skin është treguar “shumë e duruar” me të shoqin gjatë vështirësive të tij me shëndetin mendor.
“Ende ka punë për t’u bërë në martesën e tyre,” sqaroi burimi. “Por janë në një vend shumë më të mirë se më parë.”
Pas publikimit të albumit, çifti është arratisur në vendpushimin e tyre të preferuar në Idaho, bashkë me djalin e tyre Jack Blues, ku kanë mundur të “rilidhen më shumë.”
Fëmija i Justin dhe Hailey-t do të festojë ditëlindjen e parë të premten, më 22 gusht.
Në disa prej këngëve të reja, përfshirë “Daisies” dhe “Walking Away,” këngëtari fitues i çmimit Grammy ka kënduar hapur për vështirësitë në martesën e tyre.
Megjithatë, gjatë një interviste për Vogue në maj, Hailey hodhi poshtë zërat për divorc.