75 Mall Live Search
10:27 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Tensione në mes Latifit dhe Lewis, gjatë matjeve zyrtare

Ilir Latifi dhe kundërshtari Derrick Lewis kanë bërë matjet zyrtare para se ta zhvillojnë ndeshjen gjatë ditës së nesërme.

Latifi dhe Lewis në një video të publikuar shihen që janë shumë të gatshëm për këtë ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Latifi ka dashur gjithmonë që të luftojë kundër amerikanit mirëpo dëshira e tij tani më i është plotësuar.

Iliri kohëve të fundit nuk ka qenë edhe aq në formë andaj nuk ishte as në mesin e 10 më të mirëve të peshave të mesme kurse Lewis bënë pjesë në 5 më të mirët e peshave të rënda.

Mirëpo Latifi nuk e refuzoi përballjen me të andaj është ngjitur në një kategori më të rëndë./Indeksonline/.