Tensione midis Shaqirit dhe Petkoviqit, shkaku i shiritit të kapitenit
Xherdan Shaqiri nuk u bashkua me Kombëtaren e Zvicrës për dy ndeshjet e radhës, atë kundër Irlandës dhe Gjibraltarit.
Ai ka pëlquer të qëndronte në Liverpool për të rikthyer besimin e Jurgen Kloppit, shkruan Indeksonline.
Megjithatë problemi mund të jetë edhe marrëdhënia midi tij dhe trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkoviq.
“Blick” raporton se Shaqiri dhe trajneri nuk kanë raporte të mira, kurse shiriti i kapitenit mund të jetë një ndër arsyet.

Xherdan Shaqiri para se të shkonte në Evropian u ishte drejtuar mediave: “Po sikur Kosova të më dojë si kapiten. Të gjithë duan të jenë kapitenë. Unë jam në krye të hierarkisë. Do të duhej t’isha me kapitenët. Unë jam padyshim i zhgënjyer”.
Kjo edhe mund të jetë arsyeja kryesore pse Xherdan Shaqiri nuk ka dashur t’i bashkohet Kombëtares.
Megjithatë mediat zvicerane e fajësojnë trajnerin që golashënuesi i tyre më i mirë ka mbetur jashtë listës. /IndeksOnline/
