75 Mall Live Search
21:22 / E Premte, 22 Korrik 2022 / OSH

Tensione në një xhami në Podujevë

Tash e dy ditë imamët në komunën e Podujevës nuk po gjejnë qetësi. Mbrëmë njëri u rrah nga 3 persona, e sonte në Halabak një imam që nuk është i zgjedhur të ushtroj detyrën në atë xhami po pengohet nga xhematlinjtë.

Kurse, IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se ka pasur tensione në xhaminë e Halabakut të premtën në mbrëmje.

Sipas burimeve të njejta, xhemati ka penguar imamin të ushtrojë detyrën e tij, pasi sipas tyre nuk është i legjitimuar nga BIK.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin./IndeksOnline/