75 Mall Live Search
15:41 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / A. A

Tensione në Suharekë/ Kacafytje e kartonë të kuq

Ballkani kaloi në epërsi kundër Llapit pas gjysmë ore lojë me golin e Blend Baftiut.

Vetëm pak sekonda më vonë, ndeshja u ndërpre për disa minuta.

Një ndërhyrje e ashpër e Kushtrim Gashit në Arbnor Ramadanin, nxeu gjakërat e futbollistëve.

Në kacafytje u përfshinë futbollistë e zyrtarë të dy skuadrave.

Gjyqtari Besfort Kasumi ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin e Llapit Ahmed Januzi dhe mesfushorin e Ballkanit Kushtrim Gashi.

/Indeksonline/