75 Mall Live Search
15:49 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Gj Sh

Tensione para ndeshjes së Champions League, sulmohen dy tifozë të Chelseas në Napoli

Dy tifozë të Chelseas janë sulmuar mbrëmjen e së martes në Napoli, pak orë para ndeshjes së Champions League.

Sipas raportimve, njëri prej tifozëve u godit me thikë derisa të dy tifozët anglez përfunduan në spital, shkruan IndeksOnline.

Në detajet e publikuara nga gazetat angleze, tifozët e Chelseat sapo kishin dal nga një bar dhe po shkonin drejt një lokali tjetër kur iu afrua një grup prej rreth njëzet ultrasish të Napolit, të cilët dyshohet se i sulmuan.

Dy tifozë u plagosën, njëri prej të cilëve u godit me thikë në këmbë. Ata u shtruan në spital, por jeta e tyre nuk është në rrezik./IndeksOnline/