23:43 / E Martë, 19 Shtator 2023 / C E

Tensione pas humbjes ndaj Brighton, lojtarët e United përplasen me njëri tjetrin

Tension i lartë dhe përplasje mes lojtarëve në dhomat e zhveshjes në “Old Traford” pasi humbën në shtëpi përballë Brighton në ndeshjen e fundit të Premier Ligës.

Katër prej yjeve të kuq janë përfshirë në një përplasje të ashpër në dhomën e zhveshjes dhe legjenda e “Djajve” Gary Neville pretendon se lojtarët e pakënaqur mund të jenë duke përçarë grupin dhe kanë krijuar “shqetësim e pasiguri” për titullarët e Erik ten Hag.

Është zbuluar se kapiteni Bruno Fernandes u përball me mesfushorin skocez Scott McTominay pas humbjes së tretë të United në katër ndeshje.

Ndërsa dyshja e qendërmbrojtësve Lisandro Martinez dhe Victor Lindelof gjithashtu janë përplasur me njëri-tjetrin pas një paraqitje katastrofike në mbrojtje.

Menaxheri Ten Hag u përpoq të rivendoste rendin, por situata ka qenë e nderë.

Ky tension në “Old Traford” vjen pas përplasjeve në qendrën stërvitore “Carrington”, ku tekniku holandez ka përjashtuar Jadon Sancho nga stërvitjet e ekipit të parë.

Përveç yllit të kombëtares angleze, Ten Hag i duhet të bëjë edhe pa Mason Greenwood dhe Antony, pas problemeve jashtë fushës që çuan në prishjen e kontratës me sulmuesin anglez dhe denoncimit për dhunë nga e dashura për yllin brazilian.