75 Mall Live Search
12:41 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Tensione te Lazio, Tare s’i ka punët mirë me presidentin!

Situata te Lazio nuk është aspak e mirë. Madje dy shefat e skuadrës, presidenti Lotito dhe drejtori Igli Tare kanë acaruar thellë raportet.

Rënditja e skuadrës dhe strategjia e blerjeve ka bërë që raportet mes dy shefave të Lazios të jenë me tensione.

Shitja e mbrojtësit sllovak Vavro te Genoa është kontestuar nga Tare, gjë që e ka irrituar Lotiton i cili kishte arritur marrëveshjen me drejtorin e Genoas. Lotito e Tare kanë mendime të kundërta edhe për afatin e janarit.

Synimet e tyre thuhet se dallojnë shumë dhe për këtë trajneri Inzaghi është i pavendosur për blerjet e mundshme në këtë afat.

Raportohet se një debat verbal ka ndodhur sot në Formello gjatë kohës kur po stërviteshin lojtarët e skuadrës./Indeksonline/