23:56 / E Diele, 02 Gusht 2020 / C E

Tensione të mëdha te Interi, Conte kërkon largimin

Antonio Conte mund të largohet nga Interi vetëm pas një sezoni.

Siç raporton “Sky Sport Italia” ka shumë tensione në mes të drejtuesve të klubit zikaltër dhe trajnerit, shkruan Indeksonline.

Mundësitë që Conte të largohet janë shumë të mëdha dhe kjo pritet të konfirmohet shumë shpejt.

Conte nuk dëshiron një Inter si ky edhe për sezonin tjetër derisa krerët e klubit nuk ia përmbushin kushtet italianit. /IndeksOnline/