75 Mall Live Search
14:24 / E Martë, 05 Maj 2026 / G T

Tensione te Real Madridi, Rudiger përfshihet në një debat të ashpër në dhomat e zhveshjes

Lojtari i Kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rudigeri është përfshirë në një përplasje verbale të tensionuar me një lojtar tjetër të Real Madridit në zhveshtoren e ekipit.

Sipas raportimeve nga “The Athletic”, mbrojtësi gjerman ka qenë vetë iniciatori i debatit, i cili është përshkallëzuar për disa momente brenda ambientit të ekipit, shkruan Indeksonline

Megjithatë, më pas Rudiger ka kërkuar falje për sjelljen e tij, duke e mbyllur situatën brenda skuadrës dhe duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit../Indeksonline/