75 Mall Live Search
16:30 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / MSH

Tensionet në Ukrainë: Rusia dënon shtimin e trupave amerikane në Evropë

Rusia ka dënuar një vendim të ShBA-së për të dërguar trupa shtesë në Evropë në mbështetje të aleatëve e saj, mes frikës për një pushtim të Ukrainës.

Moska tha se ishte një hap “shkatërrues”, i cili rriti tensionin dhe zvogëloi hapësirën për një zgjidhje politike, shkruan BBC.

Pentagoni tha se 2,000 trupa amerikane do të dërgoheshin nga Karolina e Veriut në Poloni dhe Gjermani, dhe 1,000 nga Gjermania do të shkonin në Rumani.

Rusia ka rreth 100,000 trupa pranë kufirit. 

Megjithatë, ajo po mohon planifikimin për të pushtuar Ukrainën.

Tensionet vijnë tetë vite pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit.

Moska, në anën tjetër, po akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e marrëveshjes së Minskut, një marrëveshje ndërkombëtare për të rivendosur paqen në lindje.

ShBA dhe aleanca ushtarake perëndimore, NATO janë duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e ngritjes së forcave ruse pranë Ukrainës.

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca kishte parë lëvizjen e rreth 30,000 trupave ruse në Bjellorusi në ditët e fundit.

Rusia thotë se trupat janë atje për stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Ukraina, ndërkohë, ka kërkuar të zbehë bisedimet e konfliktit. Ministri i Mbrojtjes,Oleksii Reznikov, tha të enjten se numri i shkeljeve të armëpushimit në Ukrainën lindore kishte rënë dhe se nuk ka pasur humbje luftarake për tre javë.