17:08 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Tensionet në Venezuelë, SHBA dërgojnë një anije ushtarake sanitare

Në mes të tensioneve politike me Venezuelën, Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të dërgojnë një anije ushtarake sanitare në rajon, e cila është shenja e fundit e përfshirjes së Pentagonit në krizën politike në atë vend, raporton Reuters duke cituar zyrtarë amerikanë të paidentifikuar.

Është raportuar se SHBA planifikon të dërgojë anijen në ujërat e Venezuelës sot dhe se ende nuk është specifikuar se cilat vende në rajon do të vizitojnë anijen mjekësore amerikane.

Vitin e kaluar US Navy Comfort kujdesej për refugjatët nga Venezuela. Komanda e Amerikës së Jugut, e cila mbikëqyr njësitë amerikane në Amerikën Latine, nuk ka komentuar përfshirjen e një anije ushtarake sanitare në atë rajon.